Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Ndryshimi i teknologjisë nuk është shoqëruar me trajnimin e duhur të punonjësve të Metalurgjikut. Ky ka qenë dhe shkaku i aksidentit të një dite më parë, ku u plagosën katër punonjës, dy shqiptarë dhe dy turq.

Zv/presidenti i firmës Kurum shprehet, se dy punonjës janë end enë spital dhe një punonjës turk është nisur për kurim në Turqi. Ai shprehet se përgjegjësia bie mbi 500 punonjësit. Raste të tilla numërohen dhe në uzinat e çelikut në vendet e tjera të botës./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti