Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Greva e punonjësve të kantierit detar të Durrësit, ka hyrë në ditën e 11. Ai ka qenë krejtësisht i braktisur nga njerëzit, ndërkohë që anijet në dok presin të riparohen, por punonjësit presin të vendosur të vazhdojnë pa afat grevën, pasi firma Kurum nuk u ka paguar ende sigurimet e 7 viteve.

Ky detyrim në fakt duhej të shlyhej nga firma polake, e cila ia shiti paketën aksioneve prej 51%, firmës turke Kurum, por pronari i saj e ka refuzuar këtë kërkesë të punëtorëve, të cilëve u duhen shpërblyer gjithsej 90 milion lekë për sigurimet. Kushti që ka vënë Kurum është që këtë shumë ta paguaj gradualisht dhe jo menjëherë siç kërkojnë grevistët.

Ata e kanë shtrirë protestën e tyre edhe para prefekturës së Durrësit e Ministrisë së Punës e Çështjeve Sociale në Tiranë, por deri më sot problemi nuk ka marrë zgjidhje./tvklan.al