Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Punëtorët e kantierit detar në portin e Durrësit, kërcënojnë se do ta përshkallëzojnë grevën e nisur, duke protestuar në Tiranë. Ata hynë në grevë pa afat, sepse firma Kurum nuk u ka paguar Sigurimet Shoqërore për 8 vite punë. Ndërkohë që nuk u është paguar as rroga për fillimin e muajit Shkurt të këtij viti.

Punëtori i kantierit:- “Ne duam 7 vjetët e shtetit tonë. 49% që ne shteti na i ka marrë edhe 51% për lakot, sepse kjo firmë këtu që ka blerë këto aksione, si i paska blerë pa borxhe”?  Nga ana tjetër, drejtori i kantierit ka bërë të ditur se nëse një pjesë e punëtorëve nuk kthehen në punë ata do të pushohen. Greva ka krijuar një situatë mjaft të vështirë në port. Deri tani janë tre anije, të cilat presin të riparohen nga punëtorët, të cilët nuk kanë deklaruar afat, për rinisjen e punës. Ata kanë vendosur që në ditët e ardhshme ta vijojnë protestën, para prefekturës së Durrësit, në Tiranë para Ministrisë së Ekonomisë dhe para Kryeministrisë./tvklan.al