Në nisje të komunikimit të tij “Sy m’sy” me qytetarët, kryeministri Edi Rama vuri theksin te hapja e zyrës së re të Parlamentit Europian në Tiranë.

“Me hapjen e kësaj zyre, BE konfirmon një strategji më të gjerë dhe përcakton Shqipërinë si pikë referimi jashtë perimetrit të saj dhe si vendin që së shpejti do jetë anëtar. Parlamenti Europian ka 3 zyra aktulisht! Sot, Shqipëria dhe Tirana bëhen vendi mikpritës i zyrës së re të PE-së. Një zyrë, me gjasë do e hapë në Moldavi për të mbuluar pjesën në kufi me Rusinë. Ky është një moment i jashtëzakonshëm!”, u shpreh numri një i kabinetit.


Tha se kanë nisur përgatitjet për Samitin e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj. Njoftoi se 1 ditë para këtij samiti, në kryeqytet do të vijnë përfaqësues të BE-së për një darkë pune me të dhe liderë të tjerë të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Më 15 do të mikpresim të gjithë liderët europianë dhe më 16 do të vijnë liderët e gjithë kontinentit, 46, me përjashtim të Rusisë.”

Ripërsëriti apelin e tij, që më 11 Maj, çdo votues të mendojë për misionin më të rëndësishëm patriotik.

“Kjo është Shqipëria e sotme dhe prandaj dua ta theksoj, është e rëndësishme për çdo shqiptar, pavarësisht preferencave partiake të ketë parasysh se më 11 Maj Shqipëria është më shumë se kurrë përtej fanellave të skuadrave partiake, sepse çdokush që ka një votë në dispozicion, duhet të votojë për të mos humbur asnjë sekondë në procesin e negociatave”, deklaroi Rama.

/tvklan.al