Interi ka rinovuar kontratën me Kristjan Asllanin. Njoftimi zyrtar ka ardhur nga klubi zikaltër, që njofton zgjatjen e bashkëpunimit deri në verën e vitit 2028.

Zërat e fundit, flasin për një largim të mundshëm të mesfushorit në merkaton e verës së ardhshme, por duket se besimi i kampionëve te futbollisti kuqezi, është i madh dhe këtë e konfirmon kontrata për katër sezone.

22-vjeçari është zëvendësues i Çalhanoglu dhe tek Interi besojnë se në një të ardhme, Asllani do të marrë në dorëzim çelësat e mesfushës.

Futbollisti nga Elbasani, është pjesë e Interit, nga vera e vitit 2022, kur u bashkua nga italianët e Empolit. /tvklan.al