Manchester United ka vendosur të shkarkojë trajnerin Erik Ten Hag. Humbja e fundit në kampionat, ndaj West Ham, rezultoi fatale për teknikun holandez.

Klubi ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me Ten Hag, pas fillimit katastrofik të sezonit, në Premier League, por edhe në Europa League.

Vendi i 14-të në kampionat pas nëntë javëve, nuk është pranuar nga drejtuesit e lartë të Manchester United, të cilët tashmë kanë nisur nga puna për gjetjen e një trajneri të ri, me alternativat që nuk mungojnë.

Skuadra do të drejtohet përkohësisht nga Ruud van Nistelrooy, i cili ishte pjesë e stafit teknik nga vera. /tvklan.al