James Rodriguez është zyrtarisht një lojtar i Rayo Vallecano-s në La Liga.

Zyrtarizimi i transferimit ka ardhur nga vetë klubi spanjoll, nëpërmjet rrjeteve sociale.

33-vjeçari rikthehet në elitën e futbollit spanjoll, aty ku në të kaluarën ka luajtur me fanellën e Real Madrid.

Rodriguez shkëlqeu këtë verë në Kupën e Amerikës me kombëtaren e Kolumbisë, ku regjistroi edhe gjashtë asistime.

Klubi spanjoll afron një lojtar të rëndësishëm me parametra zero, pasi James mbylli kontratën me brazilianët e Botafogo.

Te Rayo Vallecano, fantazisti do të bëhet shok skuadre edhe me mbrojtësin e Shqipërisë, Ivan Balliu.

Rodriguez ka një karrierë pasur, pasi ka luajtur për klube si Porto, Monaco, Real Madrid, Bayer Munich, Everton, Al-Rayyan dhe Olympiacos. /tvklan.al