Në fund të sezonit 2024/2025, 32 skuadra nga të gjitha konfederatat e lidhura me FIFA-n do të marrin pjesë në Kupën e parë të Botës për Klube me të njëjtin format që u aplikua në Botërorin e Katarit 2022.
Me afrimin e garës, po bëhen të ditura detaje të reja. Tashmë 29 nga 32 skuadra kanë siguruar vendin e tyre në kompeticionin që do të zhvillohet nga 15 Qershori deri më 13 Korrik 2025 dhe shpërblimi financiar që do të shpërndahet do të jenë 1.5 miliardë Euro.
Domethënë rreth 47 milionë Euro për çdo skuadër që ka siguruar vendin e saj, sipas sajtit anglez Give Me Sport. Për më tepër, gjithmonë bazuar në faqen e sipërpërmendur, kampioni do të marrë në shtëpi 140 milionë Euro.
Duhen edhe 3 skuadra për të kompletuar ekipet e kualifikuara në fazën finale 2 nga Conmebol dhe një nga MLS.
Tv Klan