Kjo pikturë, vepër e robotit me inteligjencë artificiale “Ai-da” kapërceu çdo pritshmëri.

U shit për 1 milion e 85 mijë dollarë në ankandin online të organizuar nga shtëpia njujorkeze Sodhebis, më shumë se 6-fishi i pritshmërive për vlerën e saj që përllogaritej jo më tepër se 180 mijë Dollarë.

Ky shënon jo vetëm rastin e parë të shitjes në ankand të një vepre arti të bërë nga një robot humanoid, por tregon gjithashtu se inteligjenca artificiale po zgjeron rolin e saj në tregun e artit, duke nisur të përbëjë një konkurrent të fortë për njeriun.

Vepra e robotit “Ai-da” është ndërthurje abstrakte e disa portreteve të matematikanit të famshëm britanik Alan Turing, i cili ka qenë i pari që vuri bazat e krijimit të kompjuterit modern dhe inteligjencës artificiale që në vitet ’40 – ’50.

Tv Klan