Xixëllonjat ndriçonin edhe para 100 milionë vitesh. Zbulohet se janë ndër gjallesat më të lashta  ekzistuese dhe kjo është vërtetuar nga një fosil i gjetur në Mianmar, që rezulton të jetë më antiku i gjetur ndonjëherë i këtij insekti biolumineshent.

Xixëllonja është gjetur e depozituar në ambër dhe trupi është i ruajtur në mënyrë mjaft të mirë. E vetmja diferencë në dukje me xixëllonjat aktuale është se struktura e zonës pulsuese është ndryshe nga protoxixëllonjat.

Hapi i radhës do të jetë konfrontimi në detaje të hollësishme të të gjithë strukturës, për të rindërtuar evolucionin deri te ato aktualet.

Por ky zbulim vërtetoi se biolumineshenca e tyre ka të pakten 100 milionë vjet që është shfaqur në Tokë. Një arsye më shumë për t’i mbrojtur krijesat e dritës së netëve verore.

Klan News