Shitet gati dyfish mbi pritshmëritë, ky gjerdan me 60 gramë diamantë.

Gjerdani që mendohet të jetë ai i skandalit që përshpejtoi rënien e Mbretëreshës së Francës Mari Antonetë në shekullin e XVIII u shit për 4.8 milionë Dollarë në një ankand të organizuar nga agjencia Sodhebis në Gjenevë.

Aksesori i vjetër vlerësohej në rreth 2.3 milionë Dollarë.

Në këtë skandal, fisnikja famëkeqe aventuriere franceze Zhen dë la Mot mori gjerdanin në emër të mbretëreshës Mari Antonetë pa e paguar atë, duke e diskredituar atë në sytë e popullit dhe duke e shtuar pakënaqësitë që çuan në Revolucionin Francez.

Pavarësisht se gjykata e gjeti të pafajshme Mbretëreshën, ky incident i dha asaj një famë të keqe për luksin e saj të tepruar.

Ka dyshime të forta se bëhet fjalë për të njëjtën varëse, pasi ekspertët kanë vërtetuar se një pjesë e madhe e diamantëve janë të viteve 1770, kohë kur është prodhuar edhe ky gjerndan.

Tv Klan