1 majin shqiptarët gjejnë çdo vit një mënyrë mjaft origjinale për ta kaluar. Të gjithë së bashku nga liqeni me torba, me bukë me vete, familjarisht apo me miq të bashkuar rreth një tryeze kafeneje. Traditën e vërtetë dhe domethënien e ditës ndërkombëtare të punëtorëve, pjesa më e madhe një kryeqytet e kanë injoruar, duke i lënë vendin protestës së vogël në sheshin “Skënderbej” që zhvillohej Konfederata e Sindikatave Shqiptare.
Kësaj proteste ju bashkua Partia e Punës ajo Komuniste dhe Lëvizja Mjaft, duke hedhur parulla, Stop punës së zezë, jo privatizimeve pa kriter, punë dhe jetesë me dinjitet. Por kjo ditë ka sjellë edhe pankarta të mbetura nga paradat e 1 majit.
Edhe në Gjirokastër kjo ditë proteste është kaluar si piknik, ashtu si dhe në mjaft qytete të tjera të vendit. E pra duket se shqiptarët ende nuk e kanë ndryshuar konceptin e paradave dhe festës për ditën e 1 majit, ndryshe nga kuptimi i vërtetë i saj protesta, e nisur në Chicago në 1866, ku kërkoheshin më shumë të drejta për punëtorët./tvklan.al
Gazetare: Daniela Kostandini