“
Duam 1 mijë euro, ose në të kundërt t’i hodhëm fotot intime në facebook
”. Ishte ky kërcënimi, që vazhdimisht dy të rinj nga Shkodra i bënin një vajze. Në pranga kanë përfunduar 25-vjeçari E. Shkambi dhe 21-vjeçari N. Gurraj.
Ata kishin arritur të kishin akses në rrjetin social të vajzës, e kështu i kanë marrë foto personale. Po nëpërmjet Facebook-ut ata kanë kontaktuar me vajzën, për t’i vendosur gjobën, ose në të kundërt fotot provokative do të publikoheshin.
Vajza e ka denoncuar në polici rastin, ndërsa pas një hetimi nga prokuroria dy të rinjtë janë vënë në pranga me akuzën e gjobëvënies.
/tvklan.al