Një 25 – vjeçar nga Korça ka përfunduar në pranga pasi nëpërmjet letrave dhe telefonatave kërcënonte një italian, duke i kërkuar në këmbim të jetës 10 000 euro.
I arrestuari është Velson Qyrani dhe sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi ka kanosur me telefonata, me numër të fshehtë, si edhe me letra kërcënuese, italianin me iniciale M.P, duke i kërkuar këtij të fundit një shumë prej 10 mijë euro, në këmbim të jetës së tij.
Sipas policisë, mësohet se autori ka pasur dijeni për një aktivitet privat në fushën e marketingut, që zotëron bashkëjetuesja e këtij të fundit në qytetin e Korçës dhe i ka kanosur ata me mbylljen e tij, nëse në këmbim nuk do të përfitonte shumën e kërkuar.
Mbi të riun rëndon akuza për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”./tvklan.al