Brenda 3 viteve të fundit bashkia e Urës Vajgurore ka rikonstruktuar dhe ndërtuar nga e para 10 shkolla dhe 10 kopshte.
Kryeministri Edi Rama dhe ministri Blendi Klosi ishte në shkollën e Syzezës, një shkollë e rikonstruktuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve. Me buxhetin afatmesëm të kësaj bashkie do të ndërtohen edhe 2 kopshte, të cilat aktualisht ndodhen në territorin e shkollave.
Sëbashku me nxënësit e kësaj shkolle “Refat Bani”, kryeministri mbolli simbolikisht një pemë në hapësirën përreth shkollës, duke iu bashkuar kështu nismës së gjelbër “Krijo oksigjenin tënd!”
Tv Klan