Kryeministri Edi Rama ka publikuar foton familjare të samitit “Procesi i Berlinit 2024”, takim ky që organizohet në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor në Gjermani.
Siç shihet në foton e publikuar në “Facebook” nga Kryeministri, Rama shihet në krah të kancelarit Olaf Scholz dhe të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ndërkohë në videon gjatë përgatitjes për të realizuar foton familjare, kryeministri Rama duket teksa ka një bisedë me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Kujtojmë se në kuadër të 10-vjetorit të tij, Procesi i Berlinit ka nisur në orën 09:30 të mëngjesit të sotëm që ka përkuar me mbërritjen e delegacioneve në Kancelarinë Federale të Berlinit që janë pritur nga Scholz.
Procesi do të jetë i ndarë në 2 sesione, konkretisht në bashkëpunimin dhe tregun e përbashkët rajonal si dhe në axhendën e gjelbër, lidhshmërinë dhe energjinë mes shteteve. Në orën 14:00 pritet që të mbahet një konferencë për shtyp që i pason diskutimeve me përfaqësues të Forumit Rinor dhe të Shoqërisë Civile.
/tvklan.al