Ishte ky eventi  i cili bëri bashkë në ambientet e Muzeut Kombëtar funksionarë të lartë të qeverisë, drejtues, ish-drejtues, punonjës, filatelistë dhe  bashkëpunëtor të pa ndarë ndër vite të Postës Shqiptare. Nderin e hapjes së aktivitetit e pati Administratori i institucionit Laert Duraj, i cili foli mbi rëndësinë e kësaj kompanie dhe strategjinë e zhvillimit 2018-2022 të Postës Shqiptare.

Admistratori i Postës Shqiptare Laert Duraj ka gjetur rastin në këtë përvjetor të falenderojë të gjithë për bashkëpunimin duke theksuar se “Posta Shqiptare është  afër qytetarëve, sot ajo i sherben 150 mijë te moshuarve duke ju derguar një pjesë të madhe prej tyre pensionin në shtëpi, është pjesë e përditshmërisë së jetës të gjithë shqiptarëve duke e thjeshtuar atë në pagesat e ujit, energjisë elektirike, dërgesat individuale apo për biznesin si dhe sherbime bankare si Cash-to-Cash ku mund të dërgosh cash brënda Shqipërisë pa komision etj. Shumë shpejt këto shërbime do të zgjerohen edhe falë pjesëmarjes aktive të postës në projektin inovativ E-government që do të shkurtojë rrugën e shërbimeve të zyrave shtetërore për qytetarët. Muajt në vijim do ta gjejnë postën me nje sportel të dedikuar për qytetaret, postën Hibride, E-Postën dhe shumë projekte ambicioze për të fituar me dinjitet dhe përkushtueshmëri garën e tregut të konkurencës për t’ju përshtatur klientit sipas kërkesave duke aplikuar teknologjitë më avandgarde në këtë shërbim”.

Në kuadër të falenderimeve për mbështetjen dhe inkurajimin e dhënë ndaj Postës Shqiptare, fjalën në aktivitet e morën edhe zv/ministrja Dorina Cinari dhe kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Dokumentari artistik “Historia e Pullës Shqiptare, si dëshmitarja më besnike e historisë shqiptare” i fali emocionin e 105 viteve krijim gjithë të ftuarve. Në atmosferën e emetimit ndër vite të pullave, u shtua edhe një pullë e re me simbolikën e Heroit Kombëtar në kuadër të vitit të Skënderbeut.

/tvklan.al