Presidenti Bajram Begaj ka uruar 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë nga sheshi i Flamurit në Vlorë ku mori pjesë në ceremoninë zyrtare së bashku me krerët e tjerë të shtetit shqiptar dhe të Kosovës.
“Nga sheshi historik i Vlorës, simboli i arritjes madhështore të 28 Nëntorit 1912, i vlerave që çmojmë, bashkimit të vullneteve në emër të Shqipërisë e për të ardhmen e saj, ju uroj gëzuar .
Kudo ku janë bashkëatdhetarët tanë, i ftoj nga Vlora e Pavarësisë që në çdo angazhim që kanë e iniciativë që ndërmarrin, të kenë vetëdijen e vendosmërisë, bukurisë, sakrificës, e të çojnë përpara arritjet e Shqipërisë e kombit shqiptar”, shprehet Presidenti Begaj.
Presidenti i Republikës, krah autoriteteve më të larta të Shqipërisë dhe Kosovës, vendosi kurorën me lule në vendprehjen e Ismail Qemalit.
/tvklan.al