Tërmeti i 26 Nëntorit me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter është shoqëruar nga shumë pasgoditje. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se që prej mëngjesit të së martës së kaluar në vend janë regjistruar 1376 paslëkundje.

Ndërkohë, vetëm nga ora 7:00 e mëngjesit të kësaj të hëne e deri më tani janë regjistruar 5 ngjarje të tilla.

Kujtojmë që sot rreth orës 9:30 u regjistrua një tjetër tërmet, magnituda e të cilit ishte 4.3 e shkallës Rihter. Epiqendra e lëkundjeve ishte 25 kilometra nga Tirana dhe 10 kilometra nga Vora.

Sizmologët gjatë gjithë kohës janë shprehur se pasgoditjet janë një fenomen normal, i cili shoqëron gjithmonë tërmetet. Sëfundmi duke parë edhe intensitetin e tyre, ata shprehen se po vijnë në zbehje. /tvklan.al