“Drejtësia vonon por nuk harron”, kështu shkruan Kryeministri Rama në “Facebook” 14 vite pas ngjarjes së “21 Janarit”.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se kush po e harron sot drejtësinë për “21 Janarin” nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë.
“21 Janar. Drejtësia vonon po nuk harron, thotë populli dhe sot kush po e vonon drejtësinë për 21 Janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë”, shkruan Kryeministri Rama.
Në 21 Janar të vitit 2011 gjatë protestës që u zhvillua nga opozita e asaj kohe përpara Kryeministrisë humbën jetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja, të cilët 10 vite më vonë u shpallën nga qeveria socialiste “Dëshmorë të Atdheut”./tvklan.al