Të paktën 15 persona e kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së një gomoneje të trafikimit të emigrantëve në Detin Egje.

Sipas informacioneve të marra nga njësitë e Sigurisë Bregdetare greke, 15 persona nga të cilët 5 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së një gomoneje pranë ishullit Agathonisi, në të cilën ndodheshin 20 persona.

Me operacionet e kërkim – shpëtimit, të realizuara nga anijet dhe helikopterët e Agjencisë kufitare evropiane Frontex dhe Sigurisë Bregdetare Greke është arritur deri tek trupat e pajetë të personave.

Ndërkohë vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e gomones së fundosur, në mënyrë që të arrihet edhe tek personat e zhdukur./AA