Demokratët kanë dashur t’i përshpejtojnë festimet për përvjetorin e 15 të anëtarësimit në NATO që shënohet në 3 Prill.

Në një konferencë, ku përfshirë virtualisht dhe Sali Berisha ata folën për të gjithë kontributin e Partisë Demokratike në përfshirjen e Shqipërisë në aleancën më të madhe ushtarako-politike.

Vetë Sali Berisha pasi foli gjatë për përpjekjen e qeverisë së tij, akuzoi socialistët se kanë punuar kundër anëtarësimit në NATO.

“Kjo ishte mrekullia më e madhe e lirisë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk mund të mos theksoj dyzimin e PS. Edi Rama organizonte mitingje kundër anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.”

Kreu i demokratëve ia njeh meritat fillestare edhe për kthimin e bazës së Kuçovës në një bazë të NATO-s qeverisë së tij, por që siç thotë, nismëtarët u ndëshkuan nga Edi Rama duke u burgosur.

Ata që nisën përgatitjet për bazën e Kuçovës, u arrestuan pa asnjë motiv nga rilindësit sapo erdhën në pushtet.”

Sipas Berishës, Shqipëria nën drejtimin e qeverisë Rama nuk duhet të ishte pjesë e aleancës pasi nuk plotëson kritere politike të një shteti demokratik të NATO-s.

Tv Klan