Eminem feston 16 vite pa substanca narkotike dhe alkool.
Reperi postoi një foto ku mbante në dorë një monedhë për të festuar përvjetorin. Në monedhë mbishkruhej numri 16 brenda një trekëndëshi të rrethuar nga fjalët “bashkim”, “shërbim” dhe “shërim”.
Ndjekësit kanë lënë komentet e tyre pozitive ku e kanë përgëzuar për vullnetin e tij dhe shembullin e mirë që përçon.
Eminemi ka folur më parë për abuzimin me substancat dhe alkoolin. Në 2007-ën, 51-vjeçari thuajse kaloi në mbidozë pasi konsumoi një sasi të madhe metadoni.
Përballja me vdekjen e detyroi që të hiqte dorë dhe të ndiqte një stil jete të shëndetshëm.
Në një intervistë të vitit 2015, ai rrëfeu se gjatë kohës që konsumonte Vicodin, Valium, Ambien dhe metadon peshonte 104 kg. “Mbështjellja e Vicodin-ës dhe Valium-it shkakton një gropë në stomak. Kështu që të shmangia dhimbjen e stomakut, haja vazhdimisht dhe keq”.
Pas daljes nga rehabilitimi, ai zbuloi si të humbte peshë dhe “të funksiononte esëll”. Eminem nisi të vraponte dhe bënte rreth 30 km në ditë në pistën e vrapimit. Kjo çlironte endorfinën dhe e ndihmonte të flinte.
Në 2022, Eminem foli për mbidozën e vitit 2007 ku tha se “muzika i shpëtoi jetën”./tvklan.al