Reperi amerikan Eminem do të bëhet gjysh. Lajmin e ka bërë të ditur 51-vjeçari në një video të publikuar për këngën e tij Temporary, e cila i kushtohet vajzës Hailie.
Videoja përmban momente të ndryshme mes Eminem,dhe vajzës së tij ndër vite përfshirë edhe imazhe nga dasma e saj me Evan Mçlintock në fillim të këtij viti.
Mirëpo ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte momenti i fundit në klip, ku vajza e tij i jep Eminemit një fanellë sportive ku shkruhet “Gjyshi” dhe qe mban numrin 1 teksa në duar ka ekon e bebit.
Artisti i hitit “Lose Yourself” gjithmonë ka shprehur dashurinë e madhe për vajzën e tij, duke e përmendur atë në këngët e tij njohura si “Hailie’s Song” dhe “Mockingbird”.
Hailey Jade është vajza e vetme biologjike e Eminem, të cilat ai e ka me ish-gruan e tij Kim Scott
Klan News