Një tufë brejtësish bastisën një bankë në Indi, duke krijuar fole në një ATM dhe duke ngrënë me mijëra kartëmonedha. Paratë me vlerë më shumë se 17 mijë dollarë, u shkatërruan kur minjtë arritën të gjenin rrugën në bankomatin e një banke në Tinsukia, Assam.
Për të vërtetuar se nuk bëhet fjalë për një shaka, autoritetet atje publikuan fotografitë e asaj që kishte mbetur nga paratë. Në do mund të shihen se kartëmonedhat janë copëtuar thuajse të gjitha.
Bankomati kishte shfaqur probleme prej disa javësh, ndaj dhe stafi që merret me riparimin e tyre vendosi ta hapë duke zbuluar ndodhinë e pazakontë.
Besohet se minjtë, pasi kanë arritur të futen brenda bankomatit kanë ngecur aty pa ushqim e për pasojë iu futën kartëmonedhave. Imazhet e postuara online sigurisht nuk kaluan pa shaka e humor mes përdoruesve të rrjeteve sociale.
Tv Klan