Lisha Dachor, 19-vjeçarja nga Nigeria thotë se ka lyer më shumë se 4 mijë thonj në 72 orë në përpjekje për të thyer rekordin botëror. Me një furçë manikyre, Dachor ngjyrosi me blu, rozë, lejla si dhe me ngjyrat e tokës thonjtë e zonjave dhe zonjushave në Nigerinë veriore.

Maratona treditore përfundoi të mërkurën. Sipas rregullave të Rekordit Botëror Guinnes, Dachor duhej të lyente 60 thonj në orë. 19-vjeçarja është në pritje që Guinnes të shqyrtojë kërkesën e saj pasi të dorëzojë provat për pretendimin e saj.

E reja ka pothuajse tre vjet që punon në këtë fushë dhe thotë se dëshiron të vërë në qendër të vëmendjes edhe gratë nga Nigeria veriore. Gjithashtu, ajo shton se përpjekja e saj për rekord do të vendosë Plateaun, shtetin e saj të origjinës në hartë./tvklan.al