Situata e përmbytjeve në Shkodër mbetet alarmante. Bashkia e Shkodrës bën me dije se janë 1900 hektarë tokë të përmbytura në fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.

Përmbytje kanë shkaktuar dhe probleme në qarkullim, pasi të bllokuara janë rrugët në Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit pasi lartësia e ujit arrin 150 cm.

Sot llogariten 9 shtëpi të përmbytura dhe ka prezencë uji në 131 banesa. Bashkia njofton se është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjen Mazija- Suka Dajç.

Po ashtu autoritetet bëjnë me dije se nevojitet një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore./tvklan.al