Probleme me dëborën në Dibër dhe Korçë
Situata e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës është përkeqësuar gjatë natës. Në raportin e përditshëm, bashkia e këtij qyteti bën me dije se mëngjesin e kësaj të shtune rezultojnë nën ujë 5370 Ha.
Por ndërsa Shkodra vuan pasojat e reshjeve të shiut, zonat malore dhe po përballen me një situatë të vështirë për shkak të reshjeve të dëborës që kanë nisur këtë mëngjes.
Moti i keq ka sjellë problematika në qarkun e Dibrës, ku për shkak të reshjeve të dëborës rreth 50 automjete janë bllokuar në rrugën Kuben – Muhurr.
Dëborë ka edhe në qarkun e Korçës ku qarkullimi i mjeteve rekomandohet me zinxhirë në rrugën Korcë-Ersekë, në Qafën e Qarrit.
Të nevojshëm zinxhirët janë edhe në rrugën e Dardhës dhe rruga Voskop-Voskopojë për mjetet e vogla.
Tv Klan