Engjëll Cani, babai i 14-vjeçarit Martin Canit që humbi jetën në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan.
Gjatë fjalës së tij, Cani ka bërë publike një “GoFundMe” ku do të ndihmohet familja dhe po ashtu do të shërbejë për fondacione në të ardhmen edhe për fëmijët që kanë të njëjtën ëndërr që kishte Martin Cani, sportin.
Blendi Fevziu: Ju keni hapur një llogari GoFundMe për çfarë?
Engjëll Cani: Disa shqiptarë të Amerikës dhe Arditi kanë bërë një kontribut, kanë hapur një webside dhe nusja e vëllaut tim ka hapur një GoFund.
Blendi Fevziu: Përse do të shërbejë GoFund?
Ardit Gavani: Unë kam një kompani programimi që punoj me shqiptarë në Amerikë dhe jemi një grup që kemi menduar të ndihmojmë familjen dhe të ngremë një memorial online, e cila do të shërbejë dhe për fondacione në të ardhmen që nuk do të jetë vetëm për këtë kauzë, por edhe do të vazhdojë. Në mënyrë prioritare do të jetë për kauzën “Drejtësi për Martinin”, por do të vazhdojë dhe për të rinjtë që kanë ëndrrën që Martini kishte, pra ëndrrën e futbollit, ëndrrën e sportit… Motoja është “ëndrra vazhdon”.
Blendi Fevziu: Si mund të hyj në GoFund?
Ardit Gavani: Nëpërmjet webside www.martincani.al mund ta gjejnë veten ta ndihmojnë ose të kontaktojnë me familjen.
Blendi Fevziu: A janë të garantuara të gjitha donacionet?
Ardit Gavani: Donacionet janë të garantuara dhe çdo transaksion është komplet transparent. Familja ka nevojë për ndihmë. Nuk duam që kjo histori të harrohet, nuk është thjesht një aksident rrugor. Është një ngjarje që duhet të ngrejë të gjithë shqiptarët sepse na prek të gjithëve.
/tvklan.al