Babai i 14-vjeçarit të vrarë me thikë nga bashkëmoshatari i tij në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë, Engjëll Cani thotë se kërkon drejtësi për të birin e tij, Martinin.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Cani shprehet se situata në familje është e trishtë teksa tregon se ai dhe bashkëshortja e tij trajtohen me psikologë.

Blendi Fevziu: Si është gjendja në familje?

Engjëll Cani: E trishtë, akoma presim nga drejtësia, akoma nuk kemi asnjë informacion.

Blendi Fevziu: Po djali tjetër, a e mori vesh?

Engjëll Cani: Pak a shumë e kupton, por nuk e pranon dhe vetë thotë “kur të vijë Martini”.

Blendi Fevziu: Nuk ja keni thënë tamam? Po, a e ka kuptuar?

Engjëll Cani: Pak a shumë, është në ato ujëra, Nuk do ta besoj as vetë ai. Më pyet se “kur do të vijë Martini?”. I them se do të vijë shpejt.

Blendi Fevziu: Ju po merrni pjesë dhe në protesta, çfarë kërkoni?

Engjëll Cani: Kërkojmë vetëm drejtësi, mos të heshtet sepse heshja vret shumë.

Blendi Fevziu: Bashkëshortja si është?

Engjëll Cani: Unë dhe bashkëshortja trajtohemi me psikologë.

Blendi Fevziu: Unë i vijoj dhe bëhem pjesë e këtij apeli, kërkoj po ashtu një drejtësi dhe të paktën më shumë transparencë.  

/tvklan.al