Të paktën 20 trupa të dekompozuar janë gjetur në një varkë në brigjet e Brazilit verilindor.
Ministria e Brazilit ka njoftuar se varka është gjetur në bregun e Bragança në verilindje të Para më 13 Prill. CCN raporton se për ngjarjen janë hapur 2 hetime, duke mos i specifikuar konkretisht.
Zyrtarët thanë se të paktën 20 trupa ishin gjetur në varkë, por për shkak të dekompozimit të trupave nuk dihet nëse në varkë kanë qenë edhe persona të tjerë.
Hetuesit thonë për CNN Brasil se viktimat dyshohet se janë nga Karaibet. Autoritetet lokale kanë deklaruar se nuk ka pasur raporte të fundit për brazilianë të zhdukur./tvklan.al