24 në terapi intensive, 7 të intubuar
Vazhdon të jetë i lartë numri i personave që qëndrojnë të shtruar në dy spitalet Covid për shkak të koronavirusit. Referuar burime zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë deri tani 200 qytetarë janë duke marrë mjekim në ambientet e spitalit.
Shqetësuese është edhe numri i personave që janë në terapi intensive, pasi 24 prej pacientë janë duke marrë trajtim. Ndërkohë 7 të tjerë janë në gjendje kritike për jetën, pasi janë vendosur në frymëmarrje të intubuar.
Tv Klan