Një e re, bashkëshorti i së cilës u dënua me burg pasi e goditi të paktën 46 herë me thikë, u betua para gjykatës se do të qëndrojë atij në krah. 25-vjeçari Michael Barnard u dënua me mbi 20 vjet burg për tentativë vrasje, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në shtëpinë e çiftit në Hextable të Kentit, Britani.
21-vjeçarja Shanon Barnard mori plagë të shumta në gjymtyrë e trup, përfshirë në mushkëri, mëlçi e legen. Barnard e goditi atë me dhjetëra herë, teksa i thoshte se “duhet të vdiste”. Vetëm ne kraharor dhe gjoks, 21-vjeçarja kishte 14 plagë, 4 prej të cilave kishin penetruar në organet e brendshme.
Të dyja mushkëritë u dëmtuan, ndërsa e reja ka mbetur me shenja të shumta në trup. Ajo qëndroi 17 ditë në spital, ndërsa i tha policisë se kishte ndjerë çdo goditje dhe mendonte se do të vdiste. Vetë mjekët e konsiderojnë me fat që arriti të mbijetonte.
Por gjatë seancës së zhvilluar të premten në gjykatën e Maidstone në Kent, ajo tha se e falte bashkëshortin dhe planifikonte që të krijonte familje me të sapo ai të dilte nga burgu.
Gjykata u njoh gjithashtu me faktin se 21-vjeçarja e kishte vizituar Barnard në burg, thuajse gjatë gjithë kohës. Shannon tha se e kishte falur 25-vjeçarin dhe ai ishte penduar për gjithçka kishte ndodhur.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasi e reja zbuloi se bashkëshorti e tradhtuar. Pas një zënke mes tyre, 21-vjeçarja shkoi të flinte dhe kur u zgjua në mëngjes e gjeti bashkëshortin me thikë në dorë.
/tvklan.al