Këto filmime me dronë tregojnë shkatërrimet e përmasave apokalitike të stuhisë së madhe Dana që goditi juglindjen e Spanjës të Martën.
Bilanci i viktimave vijon të rëndohet me ritme të frikshme. Autoritetet deklaruan se numri i personave që humbën jetën shkoi në 158, teksa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në dhjetëra qyteza të shkatërruara.
Në shumë prej tyre, ndërhyrja bëhet nga ajri, pasi hyrja nga toka është e pamundur për shkak se rrëshqitjet e tokës dhe llumi i baltës kanë shkatërruar infrastrukturën, kanë shembur ura, rrugë e banesa.
Bilanci i viktimave pritet të rëndohet pasi numri i të zhdukurve është ende i lartë. Kërkimet për të zhdukurit po bëhet me anë të dronëve. Ndërsa 120 mijë është numri i banorëve të zhvendosur nga zonat e prekur nga kjo katastrofë natyrore.
Në operacionet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar mbi 1100 ushtarë, 1800 efektivë policie, 750 trupa të gardës civile e 335 mjete, përfshirë automjete, helikopterë e avionë. 77 mijë shtëpi vijojnë të jenë pa energji elektrike si pasojë nga dëmtimi i linjave.
Në gjithë Spanjën nisi zia kombëtare 3-ditore. Në nderim të viktimave, flamujt e institucioneve europiane u ulën në gjysmështizë.
Tv Klan