Në disa zona të Lezhës u krijuan probleme vetëm pas 30 minutash reshje. Në lagjen “11 Janari” dhe në lagjen “Besëlidhja” pati prezencë të ujit duke krijuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve dhe qytetarëve.

Gjithashtu pati probleme me trafikun tek rrethrrotullimi i Katedrales.

Moti i keq solli edhe ndërprerje të energjisë në Lezhë. Reshjet kanë nisur që prej orës 19:00 dhe ende vijojnë, por aktualisht janë me intensitet të ulët.

/abcnews.al