Falë bashkëveprimit të teknikave për realizimin e hologrameve dhe algoritmeve të Inteligjencës Artificiale, mbërrin një lloj i ri kriptografie, që do të mbrojë valutat digjitale, telekomunikimin dhe të dhënat shëndetësore.
Ndryshimet e vrullshme teknologjike të viteve të fundit, kanë shtuar nevojën e ruajtjes së të dhënave, por që modelet tradicionale nuk e kanë kapacitetin e plotë për ta bërë këtë. Sulmet kibernetike janë në rritje, dhe sistemet gjithnjë më vulnerabël. Për këtë po hartohen strategji te reja për sigurinë e të dhënave si në komunikimin personal, atë institucional, rrjete sociale, banka shëndetësore,dhe monedha e llogari bankare virtual.
Metoda e krijuar ka të bëjë me edukimin e posaçme të Inteligjencës Artificiale me laser të posaçëm të gjenerojë çelësa digjitale për mbrojtjen e të dhënave të cilët janë të padhunueshëm.
Ky çelës do të përmbajë sekuenca të rastësishme fotonesh që do të përdoren për të kriptuar mesazhet, që do të jenë të padepërtueshëm, përveçse aksesi do jetë vetëm nga krijuesi i tyre.
Klan News