350 të burgosur do të vuajn dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Në ndryshim nga burgjet e tjerë të jep përshtypjen e një institucioni jo të frikshëm, krahasuar me burgjet e kësaj sigurie në Tiranë, Burrel e të tjerë. Punimet për ndërtimin e tij nisën rreth 2 vjet më parë dhe pati kontribut kryesor nga qeveria Italiane e cila vetëm për paisjet ka dhënë 7 milion euro. Përfaqësues të kësaj të fundit, zv/Ministër i Transporteve dhe Infrastrukturës dhe nënsekretari i shtetit për drejtësi ishin të pranishëm në përurimin e burgut të Peqinit.
Pasi i vizituan pothuajse të gjitha ambientet e burgut, Ministri i Drejtësisë Spiro Peçi dhe përfaqësuesit Italian, kanë dhënë një koferencë shtypi në një nga sallat me mure të larta të burgut të Peqinit. Ende nuk janë përcaktuar cilët persona do të transferohen këtu tha ministri Peçi, ndërësa pritet që një numër i reduktuar i të dënuarve Shqiptarë në itali, ta vuajn dënimin pikërisht këtu.
Spiro Peçi: “Ka filluar përgatitja e dokumentacionit për ata të dënuar Shqiptarë që vuajn dënimin në Itali. Dua t’ju shpjegoj edhe këtë, mënyra e transferimit të një të dënuari ka të bëjë më tepër me përgatitjen e një dokumentacioni pas fazës së parë në vendin ku vuajnë dënimin, me dokumentacionin që përgatitet këtu tek ne, pra me njohjen e vendimit penal që do të thotë konvertim i dënimit dhe procedura deri në realizimin e këtij transferimi”./tvklan.al