Të paktën 352 civilë janë vrarë nga sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar që udhëhiqet nga SHBA-ja, kundër IS-it në Irak dhe Siri, që prej nisjes së fushtës ajrore më 2014, ka thënë ushtria amerikane.
Task Forca e Përbashkët, gjatë publikimeve mujore për numrin e civilëve të vrarë nga koalicioni që udhëheq SHBA-ja, ka thënë se ende është duke i vlerësuar 42 raporte për vdekjen e civilëve.
Në deklaratë thuhet se 45 civilë janë vrarë në mes të periudhës nëntor 2016 dhe mars 2017. Raportohet se 80 civilë janë vrarë nga gushti i 2014-ës deri në ditën e sotme. Në raport përfshihen edhe 26 vdekje të civilëve nga tre sulme të ndara ajrore të kryera në muajin mars, raporton Reuters.
“Na vjen keq për humbjet e paqëllimshme të jetës së civilëve dhe shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për famijet dhe njerëzit e prekur nga këto sulme”, thuhet në deklaratën e Pentagonit.
Shifrat e prezantuara nga ushtria amerikane janë shumë më të ulëta krahasuar me ato të grupeve monitoruese.
Grupi monitorues Airwars ka thënë se mbi 3 mijë civilë janë vrarë që prej nisjes së fushatës ajrore kundër grupit militant Shteti Islamik, në Siri dhe Irak./REL