Një vajzë 4-vjeçare mori në telefon ambulancën, kur nëna e saj ra në dysheme pa ndjenja pas një krize.  

Vogëlushja Emily Morrison, qëndroi e fortë, e qetë ndërsa i tha operatorit që iu përgjigj në telefon, se nëna e saj Louise Rush kishte rënë në dysheme dhe nuk po lëvizte.

Sipas

Daily Mail,

Emily madje mori edhe një mjet për të hapur derën kryesore në mënyrë që mjekët e ndihmës së shpejtë të futeshin.

Nëna krenare Louise, e cila tashmë është diagnostikuar me epilepsi, falenderoi vajzën e saj të guximshme që i shpëtoi jetën dhe dëshiron t’i tregojë gjithë botës për heroinën e saj të vogël.

4-vjeçarja, e cila shkon në kopësht, u shpërblye me çmim për guximin që ka treguar, nga Shërbimi i Ambulancës./tvklan.al