Policia ka arrestuar dy persona, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur një ditë më parë në Korçë ku një 36 vjeçar humbi jetën gjatë punës në një pallat në ndërtim dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Sipas policisë janë vënë në pranga F.P., 67 vjeç, banues në Korçë, me detyrë përgjegjës teknik i firmës së ndërtimit dhe A.Z., 41 vjeç, me detyrë manovrator.
Këta shtetas dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, pasi gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt, është dëmtuar një segment metalik i presës, i cili ka goditur në kokë duke i shkaktuar vdekjen shtetasit E.J., 36 vjeç, si dhe ka dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin P.F., 59 vjeç, të dy banues në Korçë. /tvklan.al