Ndeshja ndaj Uolvs do të jetë e fundit për Jurgen Klopp në stolin e Liverpoolit.
Gjermani përfundon një rrugëtim plot shkëlqim, ku fitoi shtatë trofe të rëndësishëm me të kuqtë dhe i udhëhoqi ata tri herë në finalen e Ligës së Kampioneve.
Por në këtë rrugëtim 9 vjeçar, ka pesë momente vendimtare të tij.
Në sezonin e tij të parë, në 2016, Liverpuli shkoi në finalen e Ligës së Europës, ku u mund nga Sevija.
Por në çerekfinale gjermani u përball me ish-ekipin e tij, Borusia Dortmund, duke fituar 5-4 me rezultatin e përgjithshëm, pasi arriti një fitore të madhe në shtëpi.
Në 2019, në “Enfild Road”, Liverpuli realizoi një përmbysje të madhe ndaj Barcelonës, që i kishte mundur në “Kamp Nou” 3-0. Të kuqtë fituan me poker golash.
Në 2019, Liverpooli fitoi Ligën e Kampioneve për herë të 6 në histori. Në Madrid të kuqtë mundën Totenhemin 2-0.
Një vit më pas, Klop udhëhoqi Liverpulin drejt fitimit të titullit kampionë në Premier Ligë, pas 30 viteve.
Në vitin e tij të fundit, Klopp fitoi me të kuqtë Lig Kap, ndërsa dështoi në fund në garën për titullin kampion, si edhe në FA Cup.
Klan News