“X Factor Albania” tashmë i kushton një hapësirë të veçantë dhe fëmijëve. Më 21 Janar në Televizionin Klan nisin audicionet për fëmijët të cilët janë të talentuar në muzikë. “X Factor Kids” u ofron mundësinë të gjithë fëmijëve që të shpalosin talentin e tyre dhe të pushtojnë skenën e madhe të këtij talent show.

Megjithëse audicionet nuk kanë nisur ende, këtë të premte skena e “X Factor Albania” ‘pushtohet’ nga një “pop star”-e e vogël. Marina është një vogëlushe 5-vjeçare shqiptaro-greke.

Mamaja e saj është shqiptare, kurse babai i saj është me origjinë greke. Ëndrra e Marinës është muzika dhe këtë mbrëmje si një “diva” ajo zotëroi skenën teksa performoi.

“Kam një zë shumë të bukur. Kam shumë qejf të këndoj, njerëzit do më duan”, tha 5-vjeçarja. /tvklan.al