50 Cent ka ngritur një padi për shpifje kundër ish-partneres së tij Daphne Joy pasi kjo e fundit e akuzoi reperin për përdhunim. Sipas padisë, të siguruar nga Page Six, reperi pretendon se modelja e ka akuzuar atë vetëm sepse ai kërkoi kujdestarinë e djalit të tyre 11-vjeçar.
Në padi, 50 Cent pretendon se akuzat e modeles kanë dëmtuar reputacionin e tij si këngëtar dhe ka pasur shumë komente urrejtjeje kundër tij në internet.
Reperi i njohur kërkon nga 37-vjeçarja që ajo të heq këtë postim që ajo ka bërë më 2 Prill ku ajo e akuzon reperin për dhunë fizike. Megjithatë, ajo refuzoi dhe avokatët e saj dyshohet se kërkuan miliona Dollarë që ajo të tërhiqej nga akuzat dhe të fshinte postimin.
Reperi i hitit “Power” po kërkon më shumë se 1 milion Dollarë dëmshpërblim dhe i kërkon gjykatës që të ndalojë ish-partneren e tij të mos bëjë komente të tjera denigruese për të.
Klan News