Arrestohet autori

Një sherr për motive të dobëta ka çuar në plagosjen e një personi. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë në rrugën “Don Bosko”.

Mësohet se 50-vjeçari me iniciale A.D., plagosi një 45-vjeçar me thikë. Pas kësaj ngjarje, policia thotë se ka arrestuar autorin për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajta pa leje e armëve të ftohta”.

I plagosur ndodhet në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al