Aksidenti i avionit në aeroportin ndërkombëtar të Nepalit, që i mori jetën 51 personave, ndodhi për shkak se kapiteni pësoi një “shpëthim emocional”.
Hetuesit thanë se kapiten Abid Sultan qante gjatë fluturimit, pasi një bashkëpunëtor kishte vënë në dyshim aftësitë e tij.
“Ky mosbesim dhe stres bënë që kapiteni të pinte duhan vazhdimisht në kabinë dhe të vuante emocionalisht gjatë fluturimit”
, thuhet në raportin e tyre.
Fluturimi i 12 Marsit nga Bangladeshi u rrëzua në aeroportin e Kathmandu dhë rrëshkiti deri në një fushë futbolli, ku shpërtheu në flakë, duke vrarë 51 persona. Ky ishte aksidenti më vdekjeprurës i aviacionit në Himalaya për dekada të tëra.
Monologu i vazhdueshëm i kapitenit çoi në “çorientimin total” të bashkëpilotit, ç’ka çoi në rrëzimin e avionit. Prithula Rashid ishte kualifikuar së fundmi dhe nuk kishte zbritur më parë në aeroportin e Kathmandu.
Në kopjen e raportit përfundimtar të hetimit. e parë nga AFP, thuhej se kapiteni ishte “nën stres dhe i shqetësuar emocionalisht”, pasi një bashkëpunëtor kishte vënë në dyshim reputacionin e tij si një instruktor i mirë.
Por ky nuk ka qenë aksidenti i vetëm i fluturimeve të Nepalit, të cilat janë fajësuar për mirëmbajtje jo të përshtatshme dhe menaxhim nën standard.
Aksidentet janë të zakonshme, ndaj linjat ajrore të Nepal janë ndaluar të fluturojnë në hapësirën ajrore të Bashkimit Europian./
tvklan.al