Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në një mjet në Korçë. Sipas asaj që raporton korrespondentja e Klan News, Daniela Zisi, mjeti ndodhej në një rrugë dytësore në periferi të Korçës.
Referuar të njëjtave burime, dyshohet se viktima mund të ketë pirë stimulues, si pasojë e të cilëve ka gjetur vdekjen.
Ndërkohë, Policia njofton se nga këqyrja e jashtme e trupit të 47-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale.
Mësohet se 47-vjeçari me iniciale C.M. ka humbur kontaktet prej ditës së djeshme me familjarët, të cilët e kanë raportuar në polici rastin.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Njoftimi i Policisë:
Në lagjen nr. 10 Korçë, është gjetur pa shenja jete në mjetin e tij, shtetasi C. M., 47 vjeç.
Nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
/tvklan.al