Kryeministri Edi Rama, zhvilloi ditën e sotme një takim me pensionistët në qytetin e Korçës. Por teksa prezantoi skemën e re për pensionet dhe sigurimet shoqërore, Rama ironizoi kundërshtarët politikë, pa përmendur emra.


“Sot ne mund të flasim me mundësi sepse edhe ky vit është me rritje të ardhurash, kur dalin disa sharlatanë kur flasin për rritje 500-1000 euro janë maskat e ‘Sudes’. Është fryma e anti të ardhmes së ‘Sudes’. Qoftë kur dalin në ballkone, apo me tuta në majë të maleve dhe të ballkoneve të vogla. ‘Suden’ e kemi një hije që na ndjek nga mbrapa ndaj nuk kemi bërë drejtësi, sepse kanë qenë një kombinim i një çifti fatal, që ka udhëhequr politikën me një frymë fatale. Kemi hapur negociatat me BE-në, ku rrethanat janë përgatitur. Yjet janë vënë bashkë dhe ta bëjmë Shqipërinë anëtare të BE. Kjo do të thotë që çifti ‘Haxhi dhe Sude’ nuk do të ndërhyjnë më. Sot jemi ende me hijen e këtyre, ku ‘Sudja’ është ende e pranishme.”

Po ashtu, kreu i qeverisë theksoi se rritja e pensioneve varet nga sesa do t’i përgjigjen “presionit” të deklarimeve të kontributeve bizneset dhe kompanitë.

“Vijmë tek realiteti i problemit për t’i dhënë një zgjidhje të re. Nga pagat e rritura në sektorin publik, marrim më shumë kontribute. Kemi pasur një rritje tjetër të kontributeve kur dolën pagat sheshit ku pagat ishin shumë më të mëdha sesa deklaroheshin. Përshembull, nuk ekziston në Shqipëri pagë 700 euro, ndërkohë pagat janë 800-1500 euro. Por në deklarime janë 500-600. Ama këta iu japin 500 euro me bankë se nuk ka tatim dhe u thonë merr edhe 400 apo 500 në dorë, dhe ja ku u vodh një pensionist. Ky tjetri që i merr kur të dali në pension se di që i ka bërë gropën vetes për shkak se i marrin në dorë. Prandaj sot ka gjithë ato gjyqe. Se ato lekë i ke marrë me hile ose nuk e ke kuptuar që ai tjetri të ka bërë një hile të madhe.”

/tvklan.al