Një 55-vjeçar është gjetur i pajetë në rrethana të paqarta pranë ish-zyrave të kombinatit të sheqerit në Maliq.
Policia thotë se viktima është me iniciale M.T. Sipas ekspertizës paraprake, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune. Trupi i pajetë u konstatua rreth orës 09:05 të mëngjesit të sotëm. Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta.
Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. /tvklan.al