Të gjithë duan të kenë dhëmbë të shëndetshëm dhe të bardhë. Këto procedura shpesh janë të kushtueshme dhe kjo është edhe një ndër arsyet se përse njerëzit e anashkalojnë si rutinë orale.
Por ka disa mënyra natyrale që mund të realizohen në shtëpi, të cilat ndihmojnë në zbardhjen e dhëmbëve, sipas Bright Side.
Xhenxhefil dhe kripë
Çfarë ju nevojitet: xhenxhefil, kripë dhe limon.
Si ta përgatisni: Grini pak xhenxhefil, këtë mund ta bëni më kollaj me rende. Shtoni 1/4 lugë çaji me kripë dhe shtrydhni në të një fetë limoni. Më pas përziejeni mirë. Aplikojeni atë me një furçë dhëmbësh si normalisht.
Argjilë e bardhë
Çfarë ju nevojitet: argjilë e bardhë
Si ta përgatisni:Thjesht aplikoni argjilën në dhëmbë përmes furçës dhe lajini për rreth 3 minuta. Mos ushtroni shumë presioni por lajini lehtë. Më pas shpëlajeni gojën me ujë të pastër.

Gjethe meteje dhe vaji i arrës së kokosit
Çfarë ju nevojitet: gjethe mente, vaj kokosi
Si ta përgatisni: Grini gjethet e mentes dhe shtojini vajin e kokosi. Përziejini mirë dhe aplikoni përzierjen me një furçë dhëmbësh. Mos përdorni shumë mente, 3-5 gjethe janë më se të mjaftueshme.

Peroksidi hidrogjeni dhe sodë buke
Çfarë ju nevojitet: peroksidi i hidrogjenit, sodë buke
Si ta përgatisni: Përzieni sodën e bukës me peroksidin e hidrogjenit në raport 1 me 2. Përziejeni derisa të formohet një pastë. Më pas, lehtësisht, lani dhëmbët me të për rreth 3 minuta, dhe më pas shpëlajeni gojën me ujë të bollshëm.

Pluhur kakao
Çfarë ju nevojitet: pluhur kakao dhe ujë ose vaj kokosi.
Si ta përgatisni: Përzieni pluhurin e kakaos me vajin e kokosit ose ujë, deri sa të formohet një pastë. Lani dhëmbët më masën e përftuar, si zakonisht.

Uthull dhe sodë buke
Çfarë ju nevojitet: sodë buke, uthull molle
Si ta përgatisni: Përzieni 1 lugë çaji uthull molle me 1 lugë sodë buke. Përziejeni derisa të formohet një masë homogjene. Më pas lani dhëmbët si zakonisht.

Përdorni këto mënyra 2-3 herë në javë për disa javë dhe bëni më pas një periudhë pushimi. Nëse filloni të ndjeni dhimbje ose ndjeshmëria e dhëmbëve tuaj rritet, ndalojeni menjëherë. /tvklan.al