“Në Ballkanin Perëndimor ka rreth 6 milion armë, nga të cilat 2/3 janë të paregjistruara. Kjo përbën një kërcënim të vazhdueshëm për kontinentin europian'”. Ky është konstatimi i Komisionit Europian në një raport të publikuar së fundmi.
Në Dhjetor të vitit 2014, Bashkimi Europian dhe vendet e Ballkanin Perëndimor miratuan një plan veprimi për armët e zjarrit për periudhën 2015-2019. Por vlerësimi i Komisionit Europian për këtij plani veprimi tregon, se nuk është aspak i frytshëm. Në plan evidentohet se ende nuk ka grumbullim të harmonizuar të të dhënave mbi sekuestrimet e armëve të zjarrit, që do të lejonte miratimin e një politike të bazuar në të dhëna faktike dhe një vlerësim të vërtetë dhe të besueshëm të tendencave të trafikut tê armëve.
Pikat lokale kontrolluese për ” armët e zjarrit” në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë themeluar ende, ose s’janë operative, Për rrjedhojë,ka mungesë së gjetjeve sistematike të armëve të konfiskuara, mosintegrim të gjetjeve në bazën e tê dhënave iArms, ka mungesë të krahasimeve ndërkufitare në rajon, si edhe analizave sistematike balistikësore ose të automatizuara.
Në raport thuhet, se kontrollet kufitare në Ballkanin Perëndimor kanë rezultuar të paefektshme për të zbuluar trafikimin e armëve të zjarrit kryesisht për shkak të mungesës së informacionit, të formimit dhe të pajisjeve të rojeve kufitare apo agjentëve doganorë. Në konkluzion, Komisioni Europian i bën thirrje vendeve të rajonit dhe shteteve anëtare të përkthejnë angazhimet politike në prioritete operacionale dhe rezultate.
Tv Klan